Sonte përplasje gjigantësh në Kupën e Botës për Klube

Sonte në Miami pritet një sfidë tejet interesante mes dy prej klubeve më të mëdha në futbollin evropian, Real Madridit dhe Juventusit, duel ky që luhet në kuadër të Kupës së Botës për Klube.

Pas fazës se grupi të kaluar me dominim, trajneri i ri i “Los Blancos”, Xabi Alonso, përballet me sfidën e tij të parë të vërtetë në stolin madrilen.

Real Madrid regjistroi dy fitore bindëse ndaj Pachuca-s dhe RB Salzburg-ut (3-0), pas barazimit 1-1 në ndeshjen hapëse ndaj Al Hilal, duke shënuar 7 gola dhe pësuar vetëm 2.

Lajmi i mirë për madrilenët është rikthimi i Kylian Mbappe-s, i cili kishte munguar për shkak të një problemi në stomak. Po ashtu janë rikuperuar Endrick dhe Antonio Rudiger, ndërsa Carvajal, Camavinga dhe Mendy mbeten jashtë për shkak dëmtimesh.

Në anën tjetër, Juventusi vjen pas një sezoni të vështirë, ku siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve vetëm në momentet e fundit.

Forma e mirë e talentit Kenan Yildiz ka sjellë konkurrencë të fortë në sulm, ku ai do të garojë për një vend titullari me Dusan Vlahovic, Randal Kolo Muani dhe Francesco Conceicao.

Nga mungesat, vlen të përmendet mbrojtësi Nicolo Savona, i cili është jashtë për pjesën e mbetur të turneut.

Fituesi i kësaj përballjeje prestigjioze do të përballet në gjysmëfinale me kundërshtarin që do të përcaktohet nga raundi tjetër i turneut.

Të gjithë sytë janë nga Miami, ku historia dhe cilësia e përplasen në një mbrëmje që premton spektakël.

Dueli mes madrilenëve dhe torinezëve fillon në orën 21:00.

Read Previous

OVL e UÇK-së: UÇK-ja nuk luftoi për bllokadë politike

Read Next

Kurti në takim me liderët e Ballkanit: Kemi interes të përbashkët