Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas dështimit të 38-të të seancës konstituive, ka akuzuar kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës së Kosovës.
“Sot të gjithë ju jeni bërë dëshmitarë të abuzimit dhe shkeljes kushtetuese me qëllim dhe me vetëdije nga ana e Albin Kurtit dhe deputetëve të LVV-së dhe koalicionit të cilin e udhëheq”, ka deklaruar Krasniqi para gazetarëve nga holli i Kuvendit të Kosovës.
Ai ka theksuar se situata aktuale pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me votimin e fshehtë nuk është e njëjtë: “Është e qartë se nuk mund të ndryshohet rendi i ditës. Për Kurtin as Gjykata Kushtetuese dhe as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere. Ky është sulm ndaj demokracisë dhe rendit kushtetues”.