Anijet pranë Ngushticës së Hormuzit kanë transmetuar mesazhe të pazakonta në lidhje me kombësinë, në një përpjekje për të shmangur sulmet, ndërsa dyshimet mbeten mbi armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit.
Kjo është thënë nga firma e analizave të riskut detar Windward dhe të dhënave të gjurmimit të anijeve të enjten, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas tyre, sinjalet janë përdorur që kur shpërtheu konflikti midis Izraelit dhe Iranit në fillim të këtij muaji, gjë që çoi SHBA-në të godiste vendet bërthamore iraniane.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ndërmjetësoi një armëpushim pas 12 ditësh lufte, por kërcënimi detar mbetet i lartë, tha Qendra e Përbashkët e Informacionit Detar (JMIC).
“Perceptimi midis pronarëve të anijeve është se për shkak të natyrës së ndërlikuar të transportit detar është e vështirë të dihet ose të përcaktohet qartë një zinxhir pronësie ndaj kombësive që mund të jenë nën kërcënim më të lartë në transportin detar, përkatësisht Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Izraeli”, tha Ami Daniel, drejtor ekzekutiv në Windward.
Dhe siç supozohet më tej, pesëdhjetë e pesë anije transmetuan 101 mesazhe atipike përmes Gjirit dhe Detit të Kuq nga 12 deri më 24 qershor, tha Windward, duke përfshirë “në pronësi të Kinës” dhe “naftë bruto ruse”, me shpresën për të parandaluar sulmet, sepse këto vende kanë më pak gjasa të jenë në shënjestër sesa anijet perëndimore.
Trafiku detar tregtar u rrit me 30% më 24 qershor, një ditë pas armëpushimit, sipas JMIC.
Ndërkohë, bëhet e ditur se afërsisht një e pesta e konsumit botëror të karburantit dhe naftës kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Mesazhe të pazakonta shiheshin pothuajse vetëm në Detin e Kuq para 12 qershorit, ka thënë Daniel.
Kujtojmë se Deti i Kuq kishte qenë në qendër të një serie sulmesh nga rebelët Houthi që nga shpërthimi i luftës Izrael-Gaza.
“Nuk e kam parë kurrë në Gjirin Persik”, ka vënë në pah Daniel. /Telegrafi/