Drejtori ekzekutiv i OpenAI: Fëmijët tanë nuk do të jenë më të zgjuar se AI

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ka folur për ndikimin e inteligjencës artificiale në brezat e ardhshëm, duke e lidhur këtë temë edhe me përvojën e tij të re si prind.

Gjatë episodit të parë të podkastit të OpenAI, Altman tha se është optimist për rolin që AI do të luajë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të sotëm.

“Fëmijët e mi nuk do të jenë kurrë më të zgjuar se AI,” tha Altman, “por ata do të jenë shumë më të aftë se ne dhe do të dinë të përdorin këto mjete për të bërë gjëra që nuk mund t’i imagjinojmë.”

Altman, i cili u bë baba më 22 shkurt, theksoi se më shumë është i fokusuar te mundësitë që AI mund të ofrojë brezit të ardhshëm sesa te rreziqet që ajo mund të sjellë.

Ai u shpreh se nuk mendon që fëmijët do të ndihen të kërcënuar nga inteligjenca artificiale, përkundrazi, ata do ta përdorin atë për të shtyrë kufijtë e asaj që është e mundur. /GazetaSinjali/

Read Previous

Rreth 24 mijë nxënës i nënshtrohen testit të arritshmërisë

Read Next

Dogana parandalon futjen e 55 mijë eurove të padeklaruara në Vermicë