Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se LDK-ja do të marrë pjesë në takimin e liderëve të ftuar nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Megjithatë, Bajrami ka kritikuar mungesën e bashkëpunimit nga VV, duke thënë se Kurti nuk u përpoq të vinte nga salla plenare në sallën ku ishin të pranishëm liderët e partive të tjera.
“LDK-ja do të marrë pjesë nesër në takim pavarësisht mungesës së bashkëpunimit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Vetëm para pesë minutave Kurti nuk e mori mundin që të vinte nga salla plenare deri te salla numër 10, ku ishin prezentë të gjithë liderët e partive politike,” tha ajo. /GazetaSinjali/