Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka insistuar se sulmet ushtarake amerikane kanë shkatërruar plotësisht objektet bërthamore në Iran, pavarësisht një vlerësimi të inteligjencës që hedh dyshime mbi suksesin e këtyre sulmeve.
Detajet e një vlerësimi të fillestar të dëmit nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes e Pentagonit janë zbuluar nga CBS dhe media të tjera, duke treguar se ka pasur pasiguri në vlerësimin e efektivitetit të sulmeve.
Steve Whitkoff, dërguari i veçantë i Trumpit në Lindjen e Mesme, e cilësoi rrjedhjen e informacionit si “tradhtare”.
Ndërkohë, një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit duket të jetë në fuqi, pasi të dy kombet kanë pranuar se marrëveshja është e zbatueshme.