​Izraeli jep detaje se si ra dakord për armëpushim

Izraeli tha se ra dakord me propozimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për armëpushim pas sukseseve të tij ushtarake në Iran, në një deklaratë në emër të qeverisë së Kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Deklarata – komentet e para zyrtare të Izraelit në lidhje me armëpushimin – tha se Izraeli kishte arritur të gjitha objektivat e tij “dhe shumë më tepër” pas gati dy javësh sulmesh ndaj Iranit.

“Izraeli ka eliminuar një kërcënim të menjëhershëm dhe të dyfishtë ekzistencial – si në fushën bërthamore ashtu edhe në fushën e raketave balistike”, thuhet në deklaratë.

“Përveç kësaj, IDF ka arritur kontroll të plotë ajror mbi qiellin e Teheranit, i ka dhënë një goditje të rëndë udhëheqjes ushtarake iraniane dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva kyçe të regjimit në Iran.”

Izraeli falënderoi Trumpin dhe SHBA-në për mbështetjen e saj ushtarake “në eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian”.

“Izraeli do t’i përgjigjet me forcë çdo shkeljeje të armëpushimit”, paralajmëroi deklarata.

Read Previous

Afati i Trump për armëpushimin Iran-Izrael, si do të realizohet marrëveshja?

Read Next

Përmbyllet afati, vetëm dy koalicione në zgjedhjet e 12 tetorit