Inter Miami kalon nga Grupi A, Messi do të përballet me PSG-në në rrethin e eliminimit direkt

Gara në Grupin A të Kampionatit Botëror të Klubeve ka përfunduar me kualifikimin e Inter Miamit dhe Palmeirasit në raundin e 16-të.

Në ndeshjen e fundit të grupit, Inter Miami dhe Palmeiras barazuan 2-2, rezultat që i siguroi brazilianëve vendin e parë dhe amerikanëve vendin e dytë.

Inter Miami kaloi në epërsi 2:0 me golat e shënuar nga Allende në pjesën e parë dhe Luis Suarez që shënoi 20 minuta para fundit të ndeshjes.

Megjithatë Palmeiras reagoi në fundin e ndeshjes duke barazuar me golat e Paulinhos dhe Mauricit në minutat e 80-të dhe 87-të.

Me këtë barazim, Palmeiras do të përballet me Botafogon në raundin e 16-të të turneut.

Ndërkohë Inter Miami do të ketë një sfidë të vështirë kundër PSG-së në fazën tjetër të garës. Kësisoj për Lionel Messin do të jetë një përballje me ish-skuadrën e tij.

Ndërkohë, Porto dhe Al-Ahly barazuan 4:4 dhe e mbyllën aventurën e tyre në Kupën e Botës për Klube. /Telegrafi/

Read Previous

Mediat polake: Një atentat ndaj Zelenskyt u parandalua në Poloni

Read Next

Parada e shqiptarëve në New York