Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën Evropën shumë më të sigurtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është prononcuar pas takimit që e ka pasur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kurti shkroi në Twitter se anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën edhe më të sigurtë.

“NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. Me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg unë theksova se prania e saj në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë dhe seanëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën shumë më të sigurtë”, ka shkruar Kurti në Twitter. /Gazeta Sinjali/

Read Previous

Chelsea dëshiron rikthimin e Romelu Lukakut

Read Next

Real Madridi është i interesuar që të transferojë Jules Kounde nga Sevilla