Si funksionon B-2, bombarduesi miliardësh që goditi objektivat bërthamore të Iranit

Në sulmet ajrore amerikane të kryera të shtunën ndaj objekteve bërthamore të Iranit, u përdorën bombarduesit strategjikë B-2 Spirit, të njohur për teknologjinë e tyre të fshehjes nga radarët.

Në njoftimin e presidentit amerikan Donal Trump për sulmet, ai tha se u goditën tre objekte bërthamore iraniane dhe deklaroi se “thesari i çmuar i programit bërthamor të Teheranit, Fordoë, tashmë nuk ekziston.”

Por çka janë dhe si funksionojnë B-2?

B-2 është një nga platformat më të avancuara të armëve strategjike të SHBA-së, e aftë të depërtojë në sistemet më të sofistikuara të mbrojtjes ajrore dhe të godasë me saktësi objektiva të fortifikuara, si rrjeti nëntokësor i objekteve bërthamore të Iranit.

Dihet se çmimi për një avion, B-2 Spirit është rreth 2.1 miliardë dollarë, dhe konsiderohet avioni ushtarak më i shtrenjtë i ndërtuar ndonjëherë, me prodhues Northrop Grumman.

Sipas raportimeve të mediave të huaja mbi këtë avion, nga ky model ka vetëm 21 njësi, për shkak të ndërprerjes së programit për rënies së Bashkimit Sovjetik.

Sa i përket mënyrës së veprimit, dihet se avioni ka një rreze prej rreth 11,100 km pa furnizim në ajër, ndërsa me furnizim mund të arrijë në çdo cep të botës.

Ky avion mund të mbajë ngarkesë municionesh konvencionale ose bërthamore deri në rreth 18,000 kg.

Duke qenë se ka një teknologji automatike, avioni drejtohet nga dy pilotë dhe është efikas me më pak personel.

Dihet se për ruajtjen e fshehtësisë, bombat janë të vendosura në hapësira të brendshme të dizajnuara posaçërisht, dhe një nga armatimet më të fuqishme që B-2 mund të mbajë është GBU-57A/B MOP – një bombë me peshë 13,500 kg, rreth 6.25 metra gjatësi dhe aftësi depërtuese deri në 60 metra beton të forcuar, për objektiva nëntokësore të blinduara.

Nga sulmet e fundit poashtu është raportuar se në objektin e Fordoë janë përdorur gjashtë bomba të tilla.

Veç këtij lloji, avioni mund të mbajë edhe armatime të tjera konvencionale si:

JDAM – Bomba të zakonshme të udhëhequra me GPS për objektiva fikse, JSOW – Bomba me rreze të gjatë dhe precizion, të lëshuara nga distancë e sigurt si dhe JASSM / JASSM-ER – Raketa me rreze të gjatë e pajisur me teknologji të fshehjes – goditje deri në 800 km larg.

Sa i përket kapacitetit bërthamor, B-2 është pjesë kyçe e “triadës bërthamore” të SHBA-së. Ai mund të mbajë deri në 16 bomba bërthamore B83, të cilat kanë fuqi të rregullueshme, duke e bërë atë një mjet strategjik për goditje bërthamore me precizion të lartë.

Përmes përdorimit të B-2 Spirit dhe “bunker buster”-ave, SHBA i ka dërguar një mesazh të qartë Iranit mbi kapacitetin e saj për të goditur objektivat më të mbrojtura, në thellësitë e territorit iranian, pa u zbuluar nga mbrojtja ajrore.

Read Previous

Policia e Kosovës apelon bashkatdhetarët për respektim të rregullave të trafikut

Read Next

PDK-ja do t’i kërkojë Themelores pezullimin e vendimit për dalje në treg të lirë të rrymës për biznese