Ndahet nga jeta Ymer Gashi 

Ka ndërruar jetë Ymer Gashi, një nga figurat historike të skenës politike të Kosovës, i njohur për rolin e tij të rëndësishëm në periudhën vendimtare drejt pavarësisë së vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gashi ishte delegat i Kuvendit të Kosovës dhe një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së 2 Korrikut 1990 si dhe i Kushtetutës së Kaçanikut, duke u rreshtuar ndër zërat më të guximshëm të kohës.

Ai ka kontribuar edhe në nivel lokal, si kryetar i Komunës së Suharekës para viteve ’90, ku dha ndihmesë të çmuar në zhvillimin e komunës dhe forcimin e institucioneve në periudha të vështira.

Varrimi i Ymer Gashit do të bëhet sot, në ora 17:00, në fshatin Muhlan të Suharekës.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Rama: Peizazhi i rrugës bregdetare të Qeparosë, një perlë e Rivierës Shqiptare

Read Next

Ambasada amerikane në Tiranë shpërndan paralajmërimin e Trump