Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Pas një dite të parë të mbushur me energji, përballje të forta dhe atmosferë ndërkombëtare, sot ka nisur dita e dytë e turneut ndërkombëtar të pingpongut Prishtina Open 2025, që po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Mbi 250 pingpongistë nga 25 shtete të ndryshme janë bërë pjesë e këtij edicioni të tretë të turneut, duke e bërë Prishtinën qendër të vëmendjes në skenën ndërkombëtare të këtij sporti. Në ditën e dytë pritet të zhvillohen ndeshjet e kategorisë U13 dhe ndeshje në fazën e grupeve, ku lojtarët më të mirë do të garojnë për t’u kualifikuar ne fazën e eliminimit.
Finalet e kategorisë U13 pritet te zhvillohen nga ora 12:00
Përveç garës së ashpër në tavolinë, turneu po sjell edhe një frymë miqësie e bashkëpunimi ndërkulturor mes pjesëmarrësve dhe vizitorëve. Tribunat janë me dashamire te pingpongut, ndërsa organizimi dhe mikpritja nga Klubi i Pingpongut Priping, si organizator i ngjarjes, po vlerësohen lart nga të gjithë të pranishmit.
Organizatori i turneut u shpreh se është shumë i lumtur më ecurinë e ditës së pare të turneut dhe tregoi se do të zhvillohen mbi 550 ndeshje pingpongu.
“Dita e parë filloi shumë mirë, hapja është bërë në një mënyrë të veçantë, ku lojtari më i ri i turneut 5 vjeçari Jon Matoshi u ndesh miqësisht me veteranin Shaip Reçica i cili është 80 vjeçar për të vazhduar pastaj me ndeshjet e rregullta. Gjatë këtyre tri ditëve do të zhvillohen mbi 550 ndeshjë në 9 tavolina pingpongu” u shpreh Kastriot Orana, kryetar i KPP Priping.
‘Prishtina Open 2025’ po konfirmon edhe një herë statusin e tij si një prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive në rajon, me përfaqësim të gjerë, nivel të lartë të garës dhe një organizim profesional që e promovon Kosovën si destinacion sportiv ndërkombëtar. /RTKlive