Deputeti i Lëvizjes Guxo, Nezir Kraki derisa iu referua kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se faza e parë e tragjedisë ndodhë kur dikush merr pozitë që nuk e ka merituar. Ndërkaq, sipas tij, faza e dytë e tragjedisë është kur i njëjti bindet se e meriton atë pozitë.
Para gazetarëve, Kraki tha se LVV-ja nuk ka përdorur asnjë “kiks” politik që të përfitojnë nga koha, porse e kanë propozuar emrin e kryeparlamentares me kohë.
“Kryetari i LDK-së ka nisur të bindet që është kryetar i LDK-së. Kjo është pak tragji komike. Faza e parë e tragjedisë ndodhë kur ti merr pozitë të cilën nuk e ke merituar, për të cilën s’je. Faza e dytë e tragjedisë ndodhë kur ti bindesh që e kemi merituar”, tha Kraki.
Sipas Krakit, Gjykata Kushtetuese nuk ka mundësi që mos të jap të drejtë për votim të fshehtë.
Kraki potencoi se prezenca e deputetëve dhe votimi është obligativ për ta.
“Ne me javë po presim që ata të bëhen pjesë e lojës demokratike. Ne kemi kryer të gjitha fazat. Mandatin e kemi pasur të propozojë i kemi kryer të gjitha fazat, nuk e kemi shfrytëzuar asnjë kiks politik që të fitojmë kohë, mos të propozojmë emra e gjëra të tjera. Nuk e disa do të shkojë kështu, kam shpresë që Gjykata Kushtetuese do ta kthejë një përgjigje. Nuk ka mundësi që Gjykata Kushtetuese mos të jap të drejtë për votim të fshehtë. Absolutisht kjo veç dihet, por duhet të sqarohet edhe një herë. Obligimi dihet, gjyakta mudn ta catojë veten në 2014-ës që prezenca dhe votimi është obligativ”, potencoi Kraki.
Ndërkaq, fjala “nomadë” e përdoruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti karshi partive që deri tani ishin në opozitë, sipas Krakit nuk është diçka e keqe.
“Nomadë nuk është diçka pezhorative. Nuk ka diçka të keqe. Nomadë vendoset njeriu që nuk rehatohet askund”, tha Kraki. /KosovaPress/