Apple pritet të sjellë iPhone-in e parë të palosshëm në vitin 2026

Apple pritet të lansojë telefonin e parë të palosshëm në vitin 2026, sipas parashikimeve të analistit të njohur Ming-Chi Kuo.

Sipas mediave të huaja, kompania ka porositur midis 15 dhe 20 milionë njësi, duke pritur që kërkesa të shtrihet gjatë 2-3 viteve të para të prodhimit.

Telefoni, i koduar “V68”, do të ketë një teknologji të avancuar që synon të shmangë shenjat e palosjes.

Ekrani do të prodhohet nga Samsung Display, një bashkëpunëtor i gjatë i Apple.

Megjithatë, ajo çfarë pritet të jetë sfiduese është fakti se çmimi pritet të jetë shumë i lartë, rreth 2,000 deri në 2,500 dollarë.

Apple hyn në tregun e telefonave të palosshëm vonë, pasi konkurrenca është e fortë me Samsung, Google dhe Huawei që kanë lansuar tashmë modele të suksesshme.

Pritet që telefoni të prezantohet në shtator të vitit 2026, së bashku me iPhone 18. Megjithatë, Apple ende nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për këtë produkt. /Telegrafi/

Read Previous

KESCO: Prodhimi vendor i energjisë elektrike vazhdon të jetë i kufizuar

Read Next

Prokuroria Speciale këtë vit synon të ngrejë aktakuzë për masakrën e Reçakut dhe atë të burgut të Dubravës