​Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet

Diplomacia me Iranin mund të rifillojë “lehtësisht” nëse Presidenti i SHBA-së Donald Trump urdhëron udhëheqjen e Izraelit të ndalojë sulmet ndaj vendit, tha një zyrtar i presidencës iraniane për CNN. Por Trump tha të premten se do të ishte “shumë e vështirë” për të që ta bënte këtë kërkesë.

Sulme të reja:

Nuk ka pasur shenja të uljes së tensioneve në konfliktin njëjavor , ndërsa Irani dhe Izraeli vazhdojnë të shkëmbejnë sulme, me dy persona të vrarë në një sulm në qytetin iranian të Qom dhe raportime për shpërthime në Isfahan.

Në Izrael, një ndërtesë në Holon u përfshi nga flakët pasi mbi të ranë copëza nga një përgjues raketash.

Sulmet ajrore izraelite të shtunën shënjestruan kompleksin kërkimor bërthamor të Iranit në Isfahan, më i madhi i vendit, tha zëvendësguvernatori i provincës për agjencinë gjysmëzyrtare të lajmeve Fars.

Zëvendësguvernatori tha se nuk kishte rrjedhje të materialeve të rrezikshme për shkak të sulmit, por banorëve iu këshillua të shmangnin zonën në mënyrë që personeli i shpëtimit dhe i menaxhimit të krizave të mund të kryente punën e tij. /KosovaPress/

Read Previous

Trump: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Read Next

Nelson Weiper: Krenar që më do Shqipëria