Murati kritikon Abdixhikun për deklaratën mbi votimin e fshehtë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka kritikuar kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ditën e enjte ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese vendos që votimi i fshehtë është i lejuar, deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në proces për ta shprehur kundërshtimin e tyre hapur.

Abdixhiku ka pohuar se “deputetët do të dalin, do të marrin letrën aty të tavolinat ku bëhet ai komisioni, do ta plotësojnë kundër, do ta tregojnë te kamera lartë dhe do ta vendosin në kuti të votimit – 20 vota kundër. S’ndryshon asgjë…”.

Murati derisa ka shpërndarë deklaratën e Abdixhikut ka shkruar se “Çfarë katandisje e partisë që dikur udhëhiqej nga Ibrahim Rugova! Nga parti shtet-formuese në parti votë-fotografuese”.

Ndryshe, që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Kuvendi ka mbetur pa u konstituar, kjo pasi LVV ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por që subjektet tjera politike kanë deklaruar se nuk do ta votojnë atë për këtë post. /Telegrafi/

Read Previous

​Përmes protestës kërkohet trajtim më i mirë i qenve endacakë

Read Next

Erdogan: Konflikti Izrael-Iran mund të sjellë valë migrimi drejt Evropës