Indiana mposht Oklahomën

Basketbollistët e Indiana Pacers mposhtën Oklahoma Cityn me rezultatin 108:91 dhe kështu barazuan ndeshjen në 3-3 në serinë finale të ‘play-off’-it të NBA.

Indiana kryesoi që nga fillimi i ndeshjes dhe fitorja e tyre nuk u vu kurrë në dyshim.

Gjashtë lojtarë të Indianës patën performancë dyshifrore, dhe më shumë pikë u shënuan nga Obi Toppin (20 pikë), Andrew Nembhard (17) dhe Pascal Siakam (16).

Siakam ishte gjithashtu i vetmi lojtar i Indianës me një performancë ‘double-double’, pasi regjistroi 13 kërcime.

Nga ana tjetër, vetëm dy lojtarë ishin në humor për të luajtur te Oklahama – Shai Gilgeous-Alexander që shënoi 21 pikë dhe Jalen Williams shënoi 16 pikë.

Oklahoma City do të presë ndeshjen vendimtare që do të vendosë kampionin e NBA-së, dhe do të luhet të dielën pas mesnate apo të hënën në 02:00 të mëngjesit me orën tonë lokale. /Telegrafi/

Read Previous

SHBA dhe Britania: Dy javë kohë për zgjidhje diplomatike mbi programin bërthamor të Iranit

Read Next

​Sot fillon turneu ndërkombëtar i pingpongut Prishtina Open 2025