Paralajmëron Meta: Mos i ndani këto informacione me AI-në

Meta më në fund ka bërë një hap të vogël drejt adresimit të ndarjes së tepërt të informacionit personal, që ka ndodhur në feedin publik të aplikacionit të saj të IA-së.

Kompania ka shtuar një paralajmërim të shkurtër pranë butonit “post to feed” në aplikacionin Meta AI, duke i këshilluar përdoruesit të shmangin ndarjen e informacionit personal ose të ndjeshëm, transmeton Telegrafi.

Ndryshimi u vu re për herë të parë nga Business Insider, i cili e quajti aplikacionin një nga vendet më depresive në internet për shkak të vëllimit të madh të informacionit intim, të sikletshëm dhe madje edhe personalisht të identifikueshëm që përdoruesit e Meta AI – me sa duket pa vetëdije – po ndajnë publikisht përmes feed-it të saj të integruar “zbulo”.

Ndërsa Meta AI nuk ndan historikun e bisedave të përdoruesve si parazgjedhje, duket se shumë përdorues kanë zgjedhur të ndajnë ndërveprimet, duke mos e kuptuar se duke vepruar kështu do t’i bënte bisedat e tyre me zë dhe tekst të dukshme për të gjithë.

Ekspertët e privatësisë e kanë kritikuar Metën, duke theksuar se shumica e chatbot-eve të tjerë të njohur të AI-së nuk kanë një burim social, të shikueshëm publikisht.

“Nëse pritjet e përdoruesve rreth mënyrës se si funksionon mjeti nuk përputhen me realitetin, keni një problem serioz me përvojën e përdoruesit dhe sigurinë”, tha javën e kaluar ekspertja e sigurisë Rachel Toback, e cila më parë ka punuar me Meta-n.

“Njerëzit kanë ndërtuar një model mendor se si funksionojnë chatbot-et e inteligjencës artificiale dhe nuk presin që postimet e tyre të shfaqen në ndonjë formë të feed-it social – nuk funksionon kështu mënyra se si funksionojnë mjetet e tjera”, shtoi ajo.

Fondacioni Mozilla i ka bërë gjithashtu thirrje Meta-s të ndryshojë dizajnin e aplikacionit.

“Aplikacioni Meta AI nuk e bën të qartë se ajo që ndani po bëhet plotësisht publike”, tha ai në një deklaratë.

“Nuk ka ikona të qarta, as tregues të njohur të ndarjes si në aplikacionet e tjera Meta”, u tha ndër tjera.

Tani, duket se kompania më në fund i ka kushtuar vëmendje. Me këtë ndryshim, kur një përdorues vendos të ndajë publikisht një ndërveprim me Meta AI, shfaqet një paralajmërim që thotë: “Postimet që postoni janë publike dhe të dukshme për të gjithë. Postimet tuaja mund të sugjerohen nga Meta në aplikacione të tjera Meta. Shmangni ndarjen e informacionit personal ose të ndjeshëm”.

Megjithatë, ky paralajmërim shfaqet vetëm në postimin e parë. Siç raporton Business Insider, burimi publik i aplikacionit nuk duket se tregon më shkëmbimet e mesazheve që përdoruesit e tjerë kanë ndarë me AI-në, por vetëm imazhe dhe video të gjeneruara nga AI.

Nuk është e qartë nëse ky është një ndryshim i përhershëm apo një reagim ndaj vëmendjes negative që aplikacioni ka marrë së fundmi.

Ndërkohë, nëse pa e ditur keni postuar përmbajtje publikisht në aplikacionin Meta AI, mund ta hiqni atë duke klikuar në profilin tuaj në këndin e sipërm të djathtë të aplikacionit, pastaj duke shkuar te Të dhënat dhe privatësia -> Menaxho informacionin tënd -> Bëj të gjitha kërkesat publike të dukshme vetëm për ty dhe duke zgjedhur opsionin “zbato për të gjitha”. /Telegrafi/

Read Previous

Finlanda votoi të tërhiqet nga Konventa e Otavës për minat tokësore

Read Next

PSG, Luis Enrique: Ky është vetëm fillimi, tani duan të na mundin të gjithë