Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e portierit Joan Garcia nga rivalët e urryer lokal, Espanyoli.
Klubi nga Camp Nou ka kompletuar tashmë transferimin e parë të verës.
Bëhet fjalë për portierin e talentuar spanjoll, Joan Garcia, i cili vjen nga Espanyoli për një shifër prej 25 milionë eurosh.
Garcia do të prezantohet të premten nga Barcelona dhe do të nenshkruaj një kontratë gjashtëvjeçare.
“FC Barcelona aktivizoi klauzolën e lirimit të lojtarit Joan Garcia. Kostoja e klauzolës ishte 25 milionë euro”.
“Këtë të premte, lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2031, në një ceremoni private në zyrat e FC Barcelona”, thuhet në njoftim e Barçës. /Telegrafi/