Avokati Arianit Koci ka reaguar për dështimin e 33-të të konstituimit të Kuvendit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Koci ka thënë se faturën për këto dështime po e paguan populli.
“Pasnesër ka me qenë hera e 34-të, e të shtunën – e 35-ta. Cirku i deputetëve vazhdon. Të qeshemi së bashku! Ama mos harroni: faturën – po e paguajmë ne. Votuesit. Populli!”, ka shkruar Koci, i cili deri më tani disa herë ka protestuar para Kuvendit, duke kritikuar deputetët për ngërçin politik”, ka shkruar Koci.