Komisioni Evropian ka filluar procedurat ligjore kundër ndërmarrjes AstraZeneca, me qëllim të shpërndarjes së shpejtë të dozave kontraktuale të vaksinave kundër COVID-19.
Seanca dëgjimore e të dy palëve para gjykatës është caktuar për 26 maj dhe do të zhvillohet sipas procedurave ligjore të Belgjikës, sipas Komisionit.
“Kur bëhet fjalë për procedurën ligjore, ne po kërkojmë atë që kemi kërkuar që nga fillimi, dhe kjo është shpërndarja e shpejtë e një numri të mjaftueshëm të vaksinave për të cilat kanë të drejtë qytetarët e BE-së dhe të cilat sigurohen nga kontrata e nënshkruar, “tha zëdhënësi i Komisionit Stefan de Kersmaker.
KE thekson se fillimi i procedurave ligjore para gjykatës ishte për shkak të dështimit të negociatave me kompaninë AstraZeneca, e cila në disa raste, sipas mendimit të Komisionit, shkeli marrëveshjet për prokurimin e paraprakisht të vaksinave për BE.
Seanca e parë e të dy palëve përpara gjykatës është caktuar për 26 maj dhe do të zhvillohet sipas rregullave procedurale belge dhe KE do të përfaqësohet nga këshilltarë të jashtëm ligjorë.
Komisioni Evropian filloi procedurën, duke akuzuar kompaninë për mos përmbushjen e kontratës për furnizimin e vaksinave kundër COVID-19, si dhe për mungesën e një plani të besueshëm që do të siguronte dërgesat në kohë.
Procedura është publike, do të përbëhet nga dy seanca dëgjimore dhe do të zhvillohet në një procedurë urgjente, që do të thotë se mund të përmbyllet brenda disa javësh, deklaroi KE.
Një avokat që përfaqëson AstraZeneca tha në seancën përgatitore se kontrata me kompaninë nuk përmban detyrimin për të shpërndarë vaksina nga të gjitha objektet e prodhimit, raporton Reuters.
Kompania ka impiante në vendet anëtare të BE, Belgjikë dhe Holandë, dhe gjithashtu Britania, të cilat ndihmuan në zhvillimin e vaksinës.
“AstraZeneca pendohet thellë për vendimin e Komisionit Evropian për të filluar procedurat ligjore në lidhje me marrëveshjen e furnizimit COVID-19”, tha avokati i ndërmarrjes Hakim Bularbat, duke shtuar se ai shpresonte që kjo mosmarrëveshje të zgjidhej sa më shpejt të jetë e mundur.
Gjykatësi synon të marrë një vendim në qershor./KosovaPress/