Opozita duhet të reflektojë dhe të përmbushë detyrimin kushtetues për të votuar në seancat parlamentare, ka thënë ministri në detyrë Hekuran Murati.
Para vazhdimit të seancës konstituive, Murati akuzoi opozitën se po shkel obligimin kushtetues duke mos marrë pjesë në votim.
“Siç e dini interpretimi i Gjykatës Kushtetuese ka thënë që deputetët në seancën konstituive janë të obliguar të votojnë. Vullneti i tyre i lirë është që të zgjedhin se si të votojnë, për, kundër apo abstenim. Kemi tashmë mbi 20 seanca që deputetët e opozitës nuk votojnë dhe nuk ushtrojnë obligimin e tyre kushtetues”, tha deputeti Murati. /KosovaPress/