FSK drejt rritjes së kapaciteteve

Forca e Sigurisë së Kosovës po përgatitet të përforcojë arsenalin teknologjik, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka shpallur një tender të ri që synon rritjen e efikasitetit dhe gatishmërisë operacionale të trupave.

Në kërkesën e fundit për furnizim, ministri në detyrë, Ejup Maqedonci dhe ekipi i tij kanë vënë në fokus pajisje që, ndonëse të thjeshta në pamje të parë, janë thelbësore për funksionimin modern të FSK-së, shkruan IndeksOnline.

Bëhet fjalë për radio jo-taktike, bateri rezervë dhe pajisje UPS, të cilat do të mundësojnë komunikim të qëndrueshëm dhe furnizim të pandërprerë me energji në situata operacionale.

Ky hap vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për modernizimin e forcave dhe rritjen e kapaciteteve në terren. Në total, për këtë tender janë ndarë 129,000 euro, ndërsa operatorët ekonomikë të interesuar kanë afat të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 28 korrik 2025./IndeksOnline/

Read Previous

Televizioni shtetëror iranian u thotë izraelitëve të evakuohen nëse duan të mbesin gjallë

Read Next

Osmani sot nis vizitën zyrtare në Budapest të Hungarisë