​Kështu u përforcuan skuadrat për Botërorin e Klubeve

Kupa e Botës për Klube po afron dhe edicioni i ri do të nisë natën mes 14 dhe 15 qershor, me ndeshjen hapëse mes Al Ahly dhe Inter Miami të Lionel Messit. Turneu do të zhvillohet me një format të ri, ku 32 skuadra do të garojnë fillimisht në fazën e grupeve dhe më pas në raundet me eliminim direkt.

Italia do të përfaqësohet nga dy klube të mëdha: Interi në Grupin E dhe Juventusi në Grupin G. Në funksion të këtij kompeticioni të veçantë, FIFA vendosi një afat të jashtëzakonshëm për transferimet, nga data 1 deri më 10 qershor, që u aplikua vetëm për ekipet pjesëmarrëse në turne.

Shumë klube e kanë shfrytëzuar këtë dritare për të përforcuar skuadrat e tyre jo vetëm për turneun, por edhe për sezonin e ardhshëm. Një shembull është Interi, i cili përveç emërimit të Cristian Chivu si trajner i ri, ka zyrtarizuar edhe dy përforcime: Peter Sucic dhe Luis Henrique.

Në anën tjetër, Juventusi nuk ka bërë ende asnjë blerje, por ka konfirmuar që Igor Tudor do të vazhdojë të qëndrojë në stolin teknik, siç u konfirmua edhe nga drejtori i përgjithshëm Damien Comolli.

Lëvizjet në tregun e transferimeve për klubet pjesëmarrëse

Premier League:

Chelsea: Liam Delap, Estevao, Dario Essugo, Mamadou Sarr, Kendry Paez

Manchester City: Rayan Ait-Nouri, Marcus Bettinelli, Rayan Cherki, Tijani Reijnders

La Liga:

Real Madrid: Trent Alexander-Arnold, Dean Huijsen

Atletico Madrid: Nuk ka lëvizje të reja

Bundesliga:

Bayern Munich: Jonathan Tah, Tom Bischoff

Borussia Dortmund: Jobe Bellingham

Serie A:

Inter: Peter Sucic, Luis Henrique

Juventus: Pa lëvizje deri tani

Ligue 1:

Paris Saint-Germain: Nuk ka përforcime të reja

Liga Portugeze:

Porto: Gabri Veiga

Benfica: Pa blerje të reja

Liga Profesionale Saudite:

Al-Hilal: Ali Lajami, Abdulkerim Darisi

Amerika Latine & klube të tjera:

Boca Juniors: Marco Pellegrino

Botafogo: Joaquin Correa, Arthur Cabral, Alvaro Montoro, Kaio, Elias Manoel, Cristhian Loor

Flamengo: Jorginho

Red Bull Salzburg: Frans Kratzig, Jacob Rasmussen, Miha Matjasec, Amar Dediç, Stefan Lainer

Ky edicion i Kupës së Botës për Klube pritet të jetë më spektakolar se kurrë, me skuadra të mëdha dhe yje të shumtë në fushë që do të luftojnë për trofeun më të madh ndërklubor global. /KosovaPress/

Read Previous

Zyrtare: Tijjani Reijnders, lojtar i ri i Manchester Cityt

Read Next

Murati thotë se deputetët e opozitës po e shkelin Kushtetutën