Kampioni Usyk kërkesë Trump: Hajde një javë në shtëpinë time në Ukrainë

Kampioni i botës në Boks, Oleksandr Usyk i ka bërë një ftesë Presidentit Donald Trump për të kaluar një javë në shtëpinë e tij në Ukrainë, për të marrë një pasqyrë të luftës me Rusinë.

Sipas mediave të huaja, ish-boksieri, një kampion bote i padiskutueshëm si në divizionin e peshave të lehta ashtu edhe në atë të peshave të rënda, tha se Trump duhet ta kuptojë më thellë situatën.

“I ofroj atij shtëpinë time. Le të vijë në Ukrainë. Do t’i jap shtëpinë time dhe rojet e mia të sigurisë. Do të siguroj sigurinë e tij të plotë”, tha Usyk për CNN. “Le të jetojë në shtëpinë time për një javë dhe të shohë se si fluturojnë raketat mbi të dhe si jetojnë njerëzit në Ukrainë.”

“Dhe kur të vijë fshehurazi, le të jetojë diku në (lagjet e Kievit) Obolon ose Troyeshchyna, ku po bombardohen shtëpi, ndërtesa banimi. Atëherë ai do të kuptojë se çfarë po ndodh”, tha ai më tej, shkruan A2 CNN.

Trump më parë ka pohuar se mund ta zgjidhë luftën brenda 24 orëve nga marrja e detyrës, megjithëse kjo nuk ndodhi.

“Ai duhet të jetë përgjegjës për fjalët që tha”, shtoi Usyk, shkruan A2 CNN.

“Ai tha se brenda një muaji ose një dite do ta ndalte këtë luftë. Ai nuk mban përgjegjësi për fjalët e tij. Pse flet?”, përfundoi ai. (A2 Televizion)

Read Previous

Vendoset data e zgjedhjeve lokale, mbahen më 12 tetor

Read Next

Rutte bën thirrje për rritje prej 400% të aftësive të mbrojtjes ajrore dhe raketore