Katër raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit

Katër raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 24-orëve në Kosovë.

Sipas raportit policor, dy raste kanë ndodhur në Pejë ndërsa një në Gjakovë e tjetra në Malishevë.

Siç bëhet e ditur tutje në raport, të dyshuarit lidhur me rastin janë arrestuar.

“Pejë / 08.06.2025 – 00:05. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Pejë / 08.06.2025 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimat kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë / 08.06.2025 – 16:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë / 08.06.2025 – NN.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Detaje nga marrëveshja e De Bruyne me Napolin

Read Next

Për 24 orë u shqiptuan 1577 gjoba në trafik