Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka deklaruar se i kupton partitë tjera që dëshirojnë të krijojnë kauza por jo t’i ndërtojnë ato duke mos zgjedhur Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit.
Basha pas dështimit të seancës konstituive, ka fajësuar partitë tjera që nuk po votojnë komisionin për votim të fshehtë, duke thënë se deputetët edhe në atë mënyrë do të kenë mundësi të votojnë pro, kundër apo abstenim.
“Mua më jep me kuptuar që këta nuk e kanë me Albulenën por e kanë me Albin Kurtin. Për bes për neve, nëse ata duan të maten me Albin Kurtin, ata duhet të shkojnë të matën në numrin e votimit të qeverisë sepse ne e kemi kandiduar Kurtin për kryeministër, jo për kryeparlamentar“, tha ai, duke shtuar se nuk i kupton deputetët që nuk votojnë Albulena Haxhiun derisa kanë votuar certifikimin e Listës Serbe, Zajednicën dhe Gjykatën Speciale. /KosovaPress/