KFOR-i dhuron donacione në disa komuna

Misioni i NATOS-s në Kosovë, KFOR, ka dhuruar disa donacione në komuna të ndryshme të Kosovës, në dobi të komuniteteve.

Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i thuhet se përmes ekipeve të saj të bashkëpunimit civilo-ushtarak është dhuruar një sistem ngrohjeje për Shtëpinë e Sigurt në Gjakovë, pajisje shkollore në Malishevë, pajisje mjekësore në Mamushë, sistem ndriçimi për Manastirin e Deçanit në Deçan, si dhe një karrige me rrota elektrike në Istog.

“Aktivitetet e CIMIC kontribuojnë në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe kushteve më të mira të jetesës për të gjithë komunitetin që jeton në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Read Previous

Nesër mblidhen sërish deputetët për seancën konstituive

Read Next

​Eurozona shënon rritje