Sacchi: Është e çuditshme që Milani nënshkroi Modricin

Arrigo Sacchi, legjenda e Milanit dhe futbollit italian, ka shprehur dyshime për transferimin e Luka Modric te Milani.

Sacchi e konsideron këtë lëvizje të çuditshme për një ekip që duhet të fokusohet te lojtarët e rinj dhe rifitimi i besimit të tifozëve.

Modric largohet nga Real Madridi pas 13 vitesh dhe 28 trofesh, duke refuzuar ofertën e rinovimit. Megjithëse ka pasur oferta nga SHBA dhe Lindja e Largët, ai kërkon të qëndrojë në Evropë për të luajtur për Kroacinë në Kampionatin Botëror 2026.

Mediat italiane raportojnë se Modric ka pranuar ofertën e Milanit – një kontratë njëvjeçare me pagë rreth 3-3.5 milionë euro në vit, me mundësi zgjatjeje.

Sacchi, në një artikull për Gazzetta dello Sport, ka thënë se Milani nuk duhet të pres shumë nga kroati.

“Modric është pothuajse 40 vjeç dhe maksimumi që mund të ofrojë është të luajë herë pas here. Ai nuk duhet trajtuar si një lojtar i nivelit ekstra. Milanit i duhet të investojë te të rinjtë dhe të rindërtojë entuziazmin e tifozëve pas zhgënjimeve të fundit”, deklaroi Sacchi.

Modric pritet të firmosë me kuqezinjtë sapo të përfundojë ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës me Kroacinë. /Telegrafi/ 

Read Previous

​Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s mblidhen për të diskutuar objektivat e kapaciteteve

Read Next

Agjenti i BIA-s dënohet me 5 vjet burgim pasi pranoi fajësinë për spiunazh