Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet edhe në përpjekjen e 25-të me radhë.
Pas këtij dështimi deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se vendi është një fazë të rrezikshme.
“Kemi hyrë në një fazë të rrezikshme për vendin. Ekonomia po dëmtohet dhe po rrezikohet, 140 mijë punëtorë po rrezikohen, familjet tona po rrezikohen e në ndërkohë Kuvendi dhe institucionet vazhdojnë të mbesin të bllokuara për shkak të kryeneçësisë së grupit të parë parlamentar”, tha Çitaku.
Ajo u shpreh se Kosova është më e madhe se secili prej nesh.
“Edhë njëgerë bëjmë ftesë për reflektim. Kosova është më e madhe se secili prej nesh”, tha Çitaku. /Telegrafi/