Pesë persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Rugovë të Gjakovës, pasi që dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në ambient të hapur.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, është kryer një bastisje në lokacionet e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa armë dhe municion:Një pushkë gjuetie me 77 fishekë Një armë automatike EN MP5 9×19 mm me 39 fishekë kalibër 7.62×39 mm Një armë SA-47 me 3 karikatorë dhe 56 fishekë kalibër 7.62×39 mm Një armë e shkurtër (pistoletë) me 2 karikatorë dhe 23 fishekë 9×19 mm Një karikator i revoles 9×19 mm 268 fishekë 9×19 mm Disa gëzhoja të armëve të ndryshme
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes. /KosovaPress/