Dështon edhe tentativa e 22-të për konstituimin e Kuvendit

Një tjetër përpjekje, e 22-ta me radhë, për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish.

VV ka vazhduar edhe me përpjekjen për ta ndryshuar formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë, por që nuk ka marrë mbështetje.

Në sallë ishin 109 deputetë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“54 deputetë për, kundër një, abstenime s’ka. Ndërpritet seanca”, tha  kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Përpjekja e radhës do të bëhet të enjten , në orën 11:00.

E propozuara e VV-së për këtë pozitë vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu./Reporteri.net/

Read Previous

Prokuroria Speciale konfirmon aksionin në Ministrinë e Bujqësisë

Read Next

Lajm i mirë për pronarët e automjeteve elektrike në Evropë