Kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel telefonon kryeministrin Albin Kurti

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një publikimi në Twitter, Michel ka theksuar se pret që të punojnë edhe në avancimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Sapo kam biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe e kam përgëzuar atë për mandatin e tij të fortë për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë.Presim që të punojmë së bashku edhe në avancimin e dialogut Beograd-Prishtinë”, shkroi ai.

Ndryshe mbrëmë Kurti ka zhvilluar një bisedë edhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett si dhe Matt Parlmer të Departamentit Amerikan të Shtetit./Lajmi.net/

Read Previous

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë vendosur emrat e personave të pagjetur gjatë luftës

Read Next

Ambasadori gjerman në Kosovë Jörn Rohde: Ambasada e Gjermanisë ka lëshuar 5500 viza