Finalja e Champions-it, Van Dijk: PSG favorit? Nuk mendoj, Interi ka më shumë përvojë

Kanë mbetur vetëm disa ditë nga takimi më i rëndësishëm i sezonit për PSG dhe Interin, finalja e Ligës së Kampionëve, që do të luhet të shtunën, më 31 maj, në “Allianz Arena” të Mynihut.

Në një intervistë për “L’Équipe”, mbrojtësi i Liverpool-it, Virgil Van Dijk, ka shprehur mendimin e tij për këtë përballje, duke refuzuar që ta shohë skuadrën e Luis Enrique si favorite: “PSG favorit? Jo, nuk mendoj. Kam luajtur së fundmi kundër PSG dhe më la një përshtypje shumë pozitive.

Për sa i përket Interit, e kam hasur më parë dhe njoh mirë dy nga lojtarët e tij, bashkëkombësit e mi Denzel Dumfries dhe Stefan De Vrij. Ndoshta Interi ka pak më shumë përvojë se PSG, duke qenë se ka luajtur së fundi në një finale të Champions-it (në vitin 2023 kundër Manchester Cityt)”.

Duke u ndalur te parizienët, Van Dijk shtoi: “Më ka impresionuar shumë stili i lojës së PSG, cilësia individuale e lojtarëve dhe angazhimi që kishin në fushë”. /Telesport.al/

Read Previous

Ministria e Financave njofton për ankandin e shtatë të letrave me vlerë

Read Next

Trump për politikën e tij tarifore: Amerika duhet të prodhojë tanke, jo bluza dhe çorape!