Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku do të vazhdojnë reshjet lokale të shiut (herë pas here në formë rrebeshi), kryesisht të përqendruara në jug, juglindje dhe lindje.
Në zonat e larta malore priten reshje bore. Pasdite, reshjet pritet të ndërpriten, me kthjellime të pjesshme, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, raporton MeteoKosova, transmeton Gazeta Sinjali.
Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-43 km/h.
Temperaturat do të shënojnë rritje graduale me minimale që do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 18°C.