Çitaku: Ne jemi të gatshëm çdo moment që të hapim rrugë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e fajësuar Albin Kurtin për situatën e bllokuar politike.

Në një deklaratë për media, Çitaku tha se vendi ka humbur 103 ditë pa institucione funksionale dhe pa trajtuar problemet reale të qytetarëve. Ajo theksoi se PDK mbetet konstruktive dhe e gatshme të kontribuojë për zgjidhje.

“103 ditë të humbura për Kosovën, 103 ditë pa i adresuar hallet e qytetarëve. PDK vazhdon të jetë konstruktive. Ne jemi të gatshëm çdo moment që të hapim rrugë, kemi ofruar alternativat tona. Mirëpo, Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit”, deklaroi Çitaku.

Ajo bëri thirrje për reflektim nga të gjitha palët politike në mënyrë që vendi të mund të ecë përpara dhe të tejkalohet ngërçi institucional. /GazetaSinjali/

Read Previous

Policia e Kosovës: Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Read Next

Donika Gërvalla: Kjo situatë është e papranueshme