Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se LVV-ja ndihet përgjegjëse si të gjitha partitë e tjera për mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Maqedonci në tevë1 ka thënë se partitë opozitare duhet të reflektojnë dhe jo ta shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së.

Ndërkohë, ai tha se LVV-ja është duke theksuar nevojën që ka vendi për një koalicion më të gjerë me LDK-në dhe NISMËN.

“Patjetër që ndihemi përgjegjës siç ndihen të gjithë që nuk po konstituohet kuvendi, mirëpo të paktën LVV ka bërë hapa që kërkohet nga ajo që ka bërë për konstituimin e kuvendit, partitë opozitare duhet të reflektojnë nuk duhet ta shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së konstituimin e kuvendit, le të kalojë në fazën tjetër kur votohet qeveria pastaj aty janë mundësitë. Kryeministri Kurti edhe me letrën e dërguar për Lidhjen Demokratike të Kosovës për bashkëpunim politik por edhe në vazhdimësi është duke theksuar nevojën që ka vendi ynë për një koalicion më të gjerë duke përfshirë LDK-në dhe Nismën normalisht kjo vjen për shkak të nevojës që ka Republika e Kosovës që të ketë një qeveri stabile për shkak të rrethanave ndërkombëtare dhe nevojës që kemi institucione stabile, mirëpo po shohim që kemi një refuzim nga LDK-ja për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës”, ka deklaruar Maqedonci.

Ndërsa, sa i përket PDK-së, ministri në detyrë tregon se Kurti në detyrë ka deklaruar se qeverisë nuk i duhet të gjitha partitë politike, sepse sipas tij do të ketë mungesë opozite.

“PDK-ja është partia e dytë dhe është partia që duhet të qëndroj në opozitë duke pas parasysh faktin qe Kosova duhet të ketë opozitë për atë edhe kryeministri Kurti pra e ka theksuar disa herë që ne nuk jemi për një qeveri ku duhet të përfshijë të gjitha partitë politike në të sepse në atë rast ne do të kemi mungesë opozite e cila normalisht që është një element vetëkorrigjues për shtetin”, tha ai ndër të tjera. 

/indeksonline/

Read Previous

Dialogu Kosovë-Serbi, Kallas: Domosdoshmëri për të ecur drejt Bashkimit Evropian

Read Next

Pirro Vengu pret Bashkim Jasharin: Shqipëria krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon