Dialogu Kosovë-Serbi, Kallas: Domosdoshmëri për të ecur drejt Bashkimit Evropian

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm për progresin drejt integrimit evropian.

Gjatë turneut të saj rajonal, që e nisi më 21 maj me një vizitë në Serbi, Kallas ka bërë të ditur se do të takohet me përfaqësues qeveritarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Serbi, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

“Tani është koha për riangazhim”, ka shkruar ajo në platformën X, duke shtuar se do të bisedojë për “rrugën e tyre drejt BE-së”.

Në Beograd, kryediplomatja e BE-së është pritur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili u shpreh se “Serbia mbetet partner i besueshëm për të gjithë që sinqerisht duan bashkëpunim, përparim dhe një të ardhme të përbashkët evropiane”.

Kallas do të qëndrojë në Kosovë më 22 maj, në vazhdën e takimeve me liderët e rajonit për të ripërtërirë angazhimin e BE-së në proceset integruese dhe për të shtyrë përpara dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli. /GazetaSinjali/

Read Previous

Këto janë 24 skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm

Read Next

Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë