Këto janë 24 skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm

24 klube janë kualifikuar për Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm deri më tani.

Kjo vjen pas përfundimit të edicionit të Ligës së Evropës këtë sezon, pasi Tottenham Hotspur mposhti Manchester United 1-0 në finalen e së mërkurës në mbrëmje.

Liga e Kampionëve 2025/2026 do të shohë një rritje nga 32 në 36 ekipe në formatin e fazës së ligës.

Në Premier Ligën angleze, Liverpooli dhe Arsenali e Tottenhami kanë konfirmuar vendet e tyre.

Në Spanjë, skuadra si Barcelona, ​​Real Madridi, Atletico Madridi dhe Athletic Club janë kualifikuar tashmë.

Ekipe të tjera në Evropë si Paris Saint-Germain, Inter  gjithashtu kanë siguruar vendet e tyre në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Ja 24 ekipet që janë kualifikuar për Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm deri më tani:

Angli: Liverpool, Arsenal dhe Tottenham

Itali: Napoli, Inter dhe Atalanta

Spanjë: Barcelona, ​​Real Madrid, Atletico Madrid, Athletic Club dhe Villarreal

Gjermani: Bayern Munich, Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen dhe Eintracht Frankfurt

Francë: PSG, Marseille dhe Monaco

Portugali: Sporting CP

Holandë: Ajax, PSV

Republika Çeke: Slavia Praha

Turqi: Galatasaray

Greqi: Olympiakosi

Ndërkohë, ekipet e mbetura do të konfirmohen në xhiron e fundit të sezonit 2024/25.

/GazetaBlic Sport

Read Previous

E ardhmja e Luka Modric, Real Madridi merr vendimin përfundimtar

Read Next

Dialogu Kosovë-Serbi, Kallas: Domosdoshmëri për të ecur drejt Bashkimit Evropian