Ministria e Financave thotë se Bordi Ekzekutiv i FMN-së ka vlerësuar progresin ekonomik të Kosovës dhe konfirmoi disbursimin e fondeve të reja.
“Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar pozitivisht progresin e arritur nga Kosova duke deklaruar: “Ekonomia e Kosovës ka ruajtur një rritje të shëndetshme, inflacioni është ngadalësuar ndjeshëm, rezervat fiskale janë rindërtuar dhe reformat janë përshpejtuar.”, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie.
Sipas tyre, në komunikatën zyrtare të lëshuar pas përfundimit të rishikimit të katërt dhe të fundit të dy programeve me Kosovën përkatësisht Programit të Aranzhimit për Gatishmëri (SBA) dhe Programit për Resiliencë dhe Qëndrueshmëri (RSF) konfirmohet përmbyllja me sukses e tyre.
“Si rezultat, bëhen të disponueshme edhe 16.08 milionë euro në kuadër të SBA-së dhe 9.32 milionë euro përmes RSF-së”, thotë Miistria e Fiancave.
Kanë bërë të ditur se komunikata detajon gjetjet e fundit të FMN-së, ku theksohet vazhdimi i rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe ngadalësimi i inflacionit.
“Në deklaratën e tij, Zëvendësdrejtori Menaxhues i FMN-së, Bo Li, vlerësoi ndikimin pozitiv të dy programeve në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës duke theksuar se ato kanë kontribuar në ruajtjen e borxhit publik në nivele të ulëta, avancimin e reformave në menaxhimin e financave publike si dhe realizimin e objektivave klimatike dhe energjetike të vendit”, thotë MF-ja./rtklive