Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, njoftoi sot se mundësia për një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, ekziston, por vetëm nëse arrijnë dakord për disa marrëveshje të caktuara, raporton Reuters.
Peskov theksoi se Rusia është e hapur për një takim të tillë, por vetëm nëse arrihen “rezultate të caktuara në disa marrëveshje”, megjithatë ai nuk sqaroi se cilat marrëveshje janë të nevojshme për të realizuar një takim të mundshëm.
“Njëkohësisht, kur nënshkruhen dokumentet për të cilat delegacionet duhet të bien dakord, gjëja kryesore dhe themelore për ne mbetet se kush saktësisht do t’i nënshkruajë këto dokumente nga pala ukrainase,” shtoi Peskov.
Zëdhënësi i Kremlinit nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë deklaratë.
Më herët, presidenti ukrainas sfidoi Putin-in për një takim ballë për ballë në Turqi, por ai vendosi të dërgojë një delegacion të zyrtarëve të lartë për të negociuar me përfaqësuesit ukrainas në Stamboll të premten./Sinjali