Pandemia ka qenë faktor që shumë aktivitete të planifikuara për ditën Rome, 8 prillin nuk janë realizuar me kohë. Një mural për të shënuar po këtë ditë është realizuar në shëtitoren e lumit Krena. Emrah Cërrmjani, drejtor ekzekutiv i “Roma in Action” foli më tepër rreth aktivitetit të realizuar sot.
Se çka ka dashur të prezantojë përmes muralit tregon Mirjeta, artistja që e ka punuar atë.
Për realizimin e këtij murali ka kontribouar Zyra për Komunitete dhe Kthim në komunën e Gjakovës, e poashtu e ka mbështetur edhe Drejtoria Komunale e Urbanizmit.
Përveç këtij murali sot gjatë tërë ditës do të shpërndahen broshura për kalimtarët dhe të interesuarit me qëllim të informimit dhe vetëdijësimit të njerëzve për kulturën rome.