Inspektorët komunal vëzhgojnë nga afër bizneset në Gjakovë

Inspektorët e tregut dhe ata sanitar dolën sot në teren për të vëzhguar nga afër bizneset më saktësisht në Çarshinë e vjetër në Gjakovë.

 Artan Hoxha, udhëheqës i sektorit për inspektime të Gjakovës po iu bën të ditur bizneseve rregullat që duhet të respektohen me qëllim të parandalimit të virusit Covid-19.

Pronarët e bizneseve shprehen se ne po mundohemi që me përpikmëri t’i respektojmë të gjitha masat parandaluese të përcaktuara nga Qeveria e Kosovës.

Mbrëmjet i kalojnë në baret e Gjakovës thuajse çdo natë. Qytetarët thonë që ata po i respektojnë masat.

Nga këtu u apelua që të gjithë të respektojnë masat antiCovid që rrezikshmëria të jetë më e ulët dhe të mbrohet shëndeti i të gjithë qytetarëve.

Read Previous

​Zgjedhjet në Shqipëri, kryeson PS me 48.92% në rang kombëtar

Read Next

Godfrey: Pengesa kyçe për integrimin evropian të Serbisë, është Kosova