Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi do të ketë një vizitor special sot në zyrat e tij.
Në vazhdën e takimeve që Krasniqi është duke i bërë me federata sportive të Kosovës si dhe me akterë e figura të njohura, sot në zyrat e Komitetit Olimpik të Kosovës do të jetë ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana, përcjell KosovaPress.
Takimi ndërmjet Lorik Canës dhe Ismet Krasniqit do të zhvillohet në ora 15:00.