Xherdan Shaqiri dëshiron të largohet nga Liverpooli

Xherdan Shaqiri thuhet se i ka thënë agjentit të tij se ai dëshiron të largohet nga Liverpool këtë verë.

Sipas ‘Football Insider’ , sulmuesi i Reds ka folur me agjentin e tij për gjetjen e një klub të ri kur rihapet merkato, shkruan IndeksOnline.

Raporti thekson se dyshja e Serie A Lazio dhe Roma po shprehin një interes, si dhe klubi spanjoll Sevilla.

Është pohuar se Shaqiri dëshiron të largohet në kërkim të futbollit më të rregullt të ekipit të parë, duke qenë se ai ka bërë vetëm gjashtë paraqitje si titullar këtë sezon./indeksonline/

Read Previous

Miliona amerikanë po heqin dorë nga dozat e dyta të vaksinës

Read Next

​Deliu: Kurti dhe Vitia të sqarojnë pse dështoi marrëveshja për vaksinat me kompaninë Pfizer