David Lammy: Shpresoj që së shpejti të formohet qeveria e re në Kosovë

Pas takimit ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe sekretarit të jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media.

Ku sekretari i jashtëm britanik, tha se shpreson që Kosova të formojë së shpejti qeverinë e re, pasi që kjo është esenciale në një kohë të vështirë që po mbizotëron në botë.

“Keni bërë progres edhe në zgjedhjet e shkurtit, dhe shpresoj që këtu në Kosovë, së shpejti do të formohet qeveria e re, e që është esenciale në këto kohë të vështira”, tha Lammy.

Po ashtu, Lammy shton se Kosova ka bërë progres pozitiv si shtet i ri që është, derisa thotë se ky progres duhet të vazhdojë ende.

“Është e qartë që kur vjen në Kosovë sheh progresin që ka bërë, një shtet kaq i ri dhe dinamik. Ky është një progres që duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë, në këtë kohë sfidash në globin tonë”, u shpreh ai. /GazetaSinjali/

Read Previous

​Haxhiu iu bën thirrje institucioneve të kryejnë obligimet ndaj personave me ndihmë sociale

Read Next

Basketboll | Vëllaznimi synon fitoren ndaj Golden Eagle Yllit në Superligë