PDK merr pjesë në vazhdimin e seancës, kërkon të konstituohet Kuvendi para 16 shtatorit
Bibloteka “Ibrahim Rugova” në Gjakovë ka shënuar 23 prillin, ditën botëre të librit. Si dhe çdo vit tjetër edhe këtë vit donatorë të ndryshëm kanë kontribouar me dhurimin e librave. Ndër donatorë ishte edhe komuna e Gjakovës me reth 770 ekzemplarë librash.
Kryetari Ardian Gjini tha se do mundohen të ndihmojnë vazhdimisht biblotekën me projekte të ndryshme që t’u ofrojnë hapësirën e duhur të gjithë adhurusve të librave.
Për nder të ditës botërore të librit, bibloteka e qytetit ka vendosur të shpërblejë lexuesit e saj më besnik të të gjitha moshave.
Edhe përkundër pandemisë këtu ka pasur mjaft lexues si dhe është investuar në disa rafte të librave nga komuna e Gjakovës.