Dita e ndeshjes: Vëllaznimi përballë Prishtinës në çerekfinalen e Kupës së Kosovës

KF “Vëllaznimi” dhe KF “Prishtina” përballen sot në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës për edicionin 2024/25.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, duke filluar nga ora 13:00.

Skuadra kuqezi synon të vazhdojë rrugëtimin në këtë garë të rëndësishme, ndërsa përballë ka një rival të fortë si Prishtina, që gjithashtu kërkon kualifikimin në gjysmëfinale.

Ky duel pritet të sjellë një spektakël futbolli, me të dy ekipet që do të kërkojnë fitoren për të mbajtur gjallë ëndrrën e trofeut. /tvsyrivision/

Read Previous

Hooper: Kosova duhet ta bindë SHBA-në që të vazhdojë mbështetjen për sovranitetin e saj

Read Next

Pas SHBA-së edhe Franca shpreh interesim për mineralet rralla të Ukrainës