Numërohen mbi 92% e votave për kandidatët për deputetë

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është drejt përfundimit. Sipas të dhënave të Qendrave Komunale të Numërimit, deri më 19 shkurt janë numëruar 92.73 për qind e vendvotimeve, që përfshin 2.349 nga gjithsej 2.533 vendvotime.

Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numërimi ka përfunduar në 31 komuna, ndërsa ende po vazhdon në shtatë të tjera: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan.

Pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, do të nisë numërimi i votave nga diaspora, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është e para me me 40.84 për qind. Ajo pasohet nga Partia Demokratike me 22.05 për qind të votave, Lidhja Demokratike me 17.67 për qind, e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.45 për qind./Koha.net

Read Previous

Gratë më të votuara në vend

Read Next

Procesohen të gjitha votat për partitë politike