Hapet Auto Salloni “Kena” në Gjakovë

Sot të pasurit një makinë është domosdoshmëri. Padyshim të gjithë do të donim një vend ku mund të gjejmë një makinë të sigurtë, dhe cilësore. Këto kualitete i ofron Auto Salloni Kena. I sapo hapur në Planqor të Gjakovës, këtu gjeni të gjitha llojet e makinave, të brendeve më të njohura botërore, si Mercedes, BMW, Lambourghini, Porche e të tjera. Në hapjen e këtij autosalloni ishte edhe ekipi ynë, ku dhe u informuam më tepër  mbi atë se cka ofrojnë këtu.

Investimi në kohë pandemie është bërë i vështirë për të gjithë. Mirëpo pasioni i madh për makinat dhe dëshira për të investuar në vendlindje kanë bërë që Kened Frrokaj të sjell dicka më ndryshe për qytetin e Gjakovës.

Makinat e ekspozuara e të përzgjedhura posaqërisht për këtë Auto Sallon bien lehtë në sytë e vizitorëve me vecantitë që posedojnë. Mysafirët thonë se një vend i tillë i ka munguar qytetit.

Nga modelet më të fundit e deri tek ato klasiket,komode, familjare e sportive të gjithë adhuruesit e makinave mund ta gjejnë veten tek Auto Salloni Kena.

Read Previous

Erik Lamela do të largohet nga Tottenhami

Read Next

Mësimdhënëset shtatzëna do të lirohen nga puna